Aktuale Më shumë

Arrestimi i Medenicës është sinjal pozitiv për sistemin gjyqësor

Prej tvteuta09:30, 19 Prill 2022

Arrestimi i ish-kryetares së Gjyqit suprem Vesna Medenica është një sinjal pozitiv për sistemin gjyqësor malazez dhe fillimi i një lufte më të fortë dhe më të vendosur kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, është kumtuar nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

Nga kjo Ministri është kumtuar se rezultatet e punës së Këshillit të ri Prokurorial dhe Kryeprokurorit Special janë duke u bërë të dukshme dhe se besojnë se do të ketë gjithnjë e më shumë.

“Ne i japim mbështetje të plotë Prokurorisë speciale të shtetit dhe institucioneve të tjera që po luftojnë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar, në mënyrë që të mos ketë më të paprekshëm në Mal të Zi,” thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio