Sociale Më shumë

Anketë me turistë, shpenzimet e tyre në Ulqin, nuk ka ankesa

Prej tvteuta14:40, 4 Korrik 2023

Plazhet e bukura, klima dhe atmosfera freskuese edhe këtë vit i kanë shtyrë turistë të shumtë nga vende të ndryshme që të pushojnë në Ulqin. Përveç bukurive dhe plazheve të ndryshme, në Ulqin nuk mungon as argëtimi dhe të rinjtë.
Ditën e sotme në pjesën e pyllit të pishave, pyetëm turistët se si po ia çojnë në Ulqin, dhe përgjigjet ishin më se pozitive.
Duke prekur pak pjesën e shpenzimit dhe pjesen e çmimeve si gjithmonë, mesatarja e shpenzimeve të tyre kishte të bëjë nëse ishin familjar apo të rinj, por në përgjithësi ankesa nuk kishte.
Dy djem të rinj thanë që kanë harxhuar vetëm 50 euro për 3,4 ditë , por kishin shtëpinë e tyre në Ulqin, kurse një familje tha se për 5 ditë kishin harxhuar rreth 1500 euro.
Një çift tjetër nga Gjermania thanë se kishin harxhuar 400 euro për afro 10 ditë dhe ishin më së të kënaqur me çmimet në Ulqin, duke theksuar se është shumë lirë.
Përveç bukurive natyrore, vet Ulqinakët e kanë traditë të lashtë turizmin dhe sigurisht që njihen si njerëz mikpritës dhe bujar. Me kalimin e kohës edhe shërbimet që kanë ofruar ndër vite i kane ngritur në një nivel shumë të lartë dhe tashme ne Ulqin ka zgjidhje të ndryshme për të gjithë , ato që duan të shpenzojnë pak por edhe ato që dëshirojnë luksin.

  • 1

    Radio