Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2028 do të kishte ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Prej tvteuta11:32, 7 Shtator 2024

Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2028 do të kishte ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shtetet kandidate, por edhe në besueshmërinë e Unionit, tha zëvendëskryeministri i qeverisë për Punë të Jashtme dhe ato Evropiane, Filip Ivanoviq. Në një bisedë me ambasadorin e sapoemëruar të Portugalisë në Podgoricë,José Rui Valesh Caros, ai tha se integrimi evropian është synim prioritar i politikës së jashtme të Malit të Zi.
Ivanoviq tha se shpreson se Portugalia do të vazhdojë të promovojë Malin e Zi si një histori suksesi dhe të mbështesë të ardhmen e tij evropiane. Caroso tha se Portugalia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Ai theksoi se Mali i Zi është lider në integrimet evropiane dhe se meriton të zërë vendin e duhur në familjen e kombeve evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • 1

    Radio