Aktuale Më shumë

Aksioni “Stop Inflacionit”, qytetarët jo shumë të kënaqur

Prej tvteuta12:08, 24 Mars 2023

Që nga e marta, qytetarët e Malit të Zi kanë mundësinë të blejnë 25 produkte me çmime minimale në pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë.

Kjo është arritur me marrëveshjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me rrjetet tregtare Voli, Mercator, Lakoviq, Aroma dhe Franca, në kuadër të aksionit të quajtur “Stop Inflacionit”.

Çmimet në dyqanet që janë pjesë e aksionit,  me logon “Stop inflacionit” janë të shënuara qartë  në mënyrë që qytetarët të dinë saktësisht se cilat produkte janë pjesë e aksionit, e këto produkte janë produktet bazë të shportës.

Një shumë e mirë e qytetarëve tē Ulqinit jnaë të informuar për aksionin dhe veçse kanë filluar të furnizohen në pikat tregtare, por ka edhe prej atyre që nuk janë të kënaqur dhe nuk shohin ndryshime të mëdha në çmime.

Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik thanë se çmimet e reduktuara që janë në fuqi nga 21 marsi ,do të vazhdojnë deri në fund të prillit me mundësi të zgjatjes.

  • 1

    Radio