Aktuale Më shumë

Aksion i Policisë Speciale: Arrstohen persona të dyshuar pë kontrabandë të cigareve

Prej tvteuta17:20, 19 Qershor 2023

Departamenti i Policisë Speciale (SPO), me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, ka arrestuar mëngjesin e sotëm disa persona në vijim të hetimeve ndaj krerëve të mafias së duhanit, mëson “Vijesti”. Në mesin e të arrestuarve janë Mileta Simaniq nga Nikshiqi, Marko Miçkoviq nga shpedicioni “Knjaz”, Ratka Mandiq, Gjoko Ljeshkoviq dhe Rajko Gjuroviq.

Sipas të dhënave të para urdhër-arresti përmban emrat e disa personave të rëndësishëm nga majat e mafias së duhanit. Bëhet fjalë për një hetim të zgjeruar nga Prokuroria Speciale e Shtetit për kontrabandën e të paktën 40 kamionëve me cigare, të cilat janë kontrabanduar nga fillimi i vitit 2019 deri në nëntor 2020.

Mali i Zi prej dekadash është njohur në qarqet ndërkombëtare si “qendra e kontrabandës së cigareve” në këtë pjesë të Evropës.  Dhe në raportin e “Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” të atij viti, thuhet se kontrabanda e cigareve është forma kryesore e krimit të organizuar në Ballkan, dhe se qendra e saj është Mali i Zi.

Në atë raport, Tivari njihet si pikë e nxehtë për kontrabandën e cigareve, ku brendet e huaja vijnë përmes portit për rieksportim, ndërsa cigaret e prodhuara në Mal të Zi transportohen më tej.

  • 1

    Radio