Afër 4 miijë kërkesa për kompensimet e nënave

Prej tvteuta09:23, 25 Janar 2022

Gjithsejtë 3 mijë e 974 aplikime janë dorëzuar  për dy javë regjistrim në Qendrat për Punë Sociale për ish-përfitueset e kompensimeve bazuar në lindjen e tre e më shumë fëmijëve, njofton Ministria e Financave dhe Kujdesit Social.

Nga ky departament u tha se të dhënat janë unifikuar nga e premtja ndërkohë që sot është java e tretë e paraqitjes së kërkesave. Nga Ministria e Financave rikujtuan se 9 marsi është dita e fundit për dorëzimin e aplikacioneve, në përputhje me Ligjin.

  • 1

    Radio