Aktuale Më shumë

Abazoviq sot në Oxford

Prej tvteuta10:16, 23 Maj 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq sot do të mbajë ligjëratë në Universitetin e Oksfordit, njoftoi Qeveria.

Siç thuhet në njoftim, kryeministri pas leksioneve në universitetet më prestigjioze në botë, si Kembrixh, Harvard, Kolumbia, Lumsa, sot do të ketë mundësinë të mbajë një leksion në universitetin më të vjetër në botën anglofone.

Më herët, presidenti i Unionit të Oksfordit, Matthew Dick, shoqëria më e vjetër dhe më e madhe studentore në Oksford, e cila këtë vit feston 200 vjetorin e saj, ftoi kryeministrin e Malit të Zi të mbajë një ligjëratë.

  • 1

    Radio