Covid 19 në Mal të Zi: 1.116 raste të reja, 5 të vdekur
Prej tvteuta17:17, 17 Janar 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.116 raste të reja me Covid 19, njoftojnë nga ISHP, ndërsa 5 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 75 deri në atë 88 vjeçare.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 375, Nikshiq 209, Tivar 86, ndërsa në Ulqin u regjistruan 17 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 1.890 të infektuar. Rastet aktive janë 12.933, nga të cilët 355 në komunën e Ulqinit.