Kërkimet e naftës: Koncesionarët nuk janë optimistë
Prej tvteuta18:31, 23 Dhjetor 2021
Rezultatet e kërkimit të naftës në bregdetin e Malit të Zi nuk japin bazë për optimizëm, mëson RTMZ nga burime të afërta me kompanitë koncesionare, Eni dhe Novatek.
Para disa javëve u njoftua se kërkimet kanë rezultuar pozitive dhe se është gjetur naftë, por kjo menjëherë u demantua nga Ministria e Investimeve Kapitale.
Shpimet e para për të kërkuar naftë filluan në muajin mars dhe nga kompanitë në fjalë u njoftua se deri në fund të vitit do të mësohet nëse ajo gjendet në sasinë e mjaftueshme për komercializim.