Covid 19 në Mal të Zi: 308 raste të reja, 2 në Ulqin
Prej tvteuta16:24, 22 Dhjetor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 308 raste të reja me Covid 19, si dhe 1 viktimë nga kjo sëmundje, i moshës 91 vjeçare nga Podgorica.
Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 140, Tivat 33 , Kotorr 24, ndërsa në Ulqin u regjistruan 2 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 160 të infektuar. Rastet aktive janë 1877, nga të cilët 39 në komunën e Ulqinit.