Lamoja dyshon se Hipering do t’i kryej punimet deri sonte
Prej tvteuta15:39, 22 Dhjetor 2021
Një pjesë e qytetit të Ulqinin vazhdon akoma të mos ketë furnizim me ujë. Përfundimi i punimeve në ndërrimin e tubacioneve është paralajmëruar për ditën e sotme, por sipas situatës në teren një gjë e tillë nuk duket reale.
Sot në teren për të shikuar ecurinë e punimeve ishin edhe nga NP Ujësjellës Kanalizime si dhe nga Sekretariati për Veprimtari Komunale. Drejtori i NP Ujësjellës Kanalizime, Arijan Lamoja tha për Televizionin Teuta se kryesi i punimeve Hipering u ka thënë se punimet do të kryhen deri sonte, por sipas tij kjo gjë nuk është e mundur. Lamoja shpreson se të paktën deri nesër punimet do të jenë të përfunduara.
Disa pjesë të qytetit të cilat nga dita e hënë nuk kanë pasur furnizim me ujë , aktualisht kanë por me shtypje të ulët.