BE-ja nuk duhet të heshtë ndaj sjelljeve joparimore
Prej tvteuta08:50, 21 Dhjetor 2021
Lëvizja e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë, Komisionerit Oliver Varhelji për shfuqizimin e Drejtorisë për Malin e Zi në Bruksel është një zgjidhje joparimore që nuk është në përputhje me praktikën e mirë të BE-së dhe tregon se Komisariati i kryesuar prej tij ka një axhendë që përpiqet ta vendosë Serbinë të parën në procesin e integrimit. – ka vlerësuar për Pobjeda kryetari i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, Momçillo Radulloviq.
Është hera e parë, tha ai, që ne jemi dëshmitarë të institucioneve evropiane dhe zyrtarëve të lartë që veprojnë si lobistë për vendet individuale dhe liderët e tyre.
“Për të qenë konkret, z. Varhelji po vepron gjithnjë e më shumë si lobues për Aleksandar Vuçiqin dhe Serbinë dhe gjithnjë e më pak si përfaqësues parimor, serioz dhe profesional i Komisionit Evropian”, theksoi Radulloviq.