Tuz: Ekspozitë e skulptorëve nga Shqipëria
Prej tvteuta13:54, 3 Dhjetor 2021
Komuna e Tuzit, më 06 dhjetor 2021, me fillim në ora 18:00 në QKI ,,Malësia” në Tuz, organizon, Ekspozitën e skulpturave me elemente kombëtare dhe historike të skulptorëve nga Shqipëria, Bujar Vani dhe Elvis Kabilo.
Ekspozitën do ta hapë kryetari i komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj, kurse fjalën e rastit do ta mbajë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesia e tij, Z. Ridi Kurtezi.