Tragjedia në Bullgari: Nimanbegu u dërgon telegrame ngushëllimi Xhaferit dhe ambasadorit Trpkoski
Prej tvteuta12:32, 24 Nëntor 2021
Kryetari dhe deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, u ka dërguar te telegrame ngushëllimi Kryetari të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dhe ambasadorit të këtij vendi në Mal të Zi, Mihajlo Trpkoski, me rastin e tragjedisë në të cilën humbëj jetën 46 qytetarë të këtij vendi.
“Me keqardhje dhe dhëmbje të madhe, morëm lajmin tragjik për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin rrugor në Bullgari.
Bashkëndiejmë me familjet e viktimave duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, kurse të gjithë pasagjerëve të lënduar ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Momente të vështira si këto tejkalohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe ju shprehim gatishmërinë në mundësitë tona për t’ju ofruar ndihmë në lehtësimin e tragjedisë.
Ju shpreh ngushëllime juve, familjarëve të viktimave dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në telegramin e Nimanbegut.Â