Policia ndalon 3 persona për vjedhje. Një prej tyre nga Ulqini
Prej tvteuta18:59, 18 Nëntor 2021
Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë në Ulqin kanë zbardhur tri vepra penale me pasojë dëmtimin e pronës të kryera në territorin e qytetit tonë. Me këtë rast janë ndaluar tre persona, njëri nga Serbia, tjetri nga Shqipëria, ndërsa njëri është nga Ulqini.
Shtetasi i Serbisë me inicialet M.ZH dyshohet se ka vjedhur automjetin e tipit “Mercedes”, me të cilin është nisur në drejtim të panjohur.
Ai u gjet dhe u arrestua nga policia menjëherë pas krimit, ndërsa automjeti i është kthyer pronarit. Personi me inicialet E.M. nga Shqipëria, dyshohet se ka kryer vjedhje në një restorant duke përfituar nga pakujdesia e punonjësve.
Personi tjetër me incialet A. L (52) , banor i Ulqinit, duke shfrytëzuar pakujdesinë e shoferit, nga një makinë ka tjetërsuar kartelën bankare me të cilin ka kryer pagesa në dëm të pronarit.