Rritja e intensitetit të trafikut
Prej tvteuta11:11, 8 Gusht 2021
Në shumicën e pjesëve të Malit të Zi, trafiku është pa kufizime të jashtëzakonshme dhe intensiteti i shtuar i trafikut pritet në të gjitha rrugët e rëndësishme, njoftoi Shoqata Auto Moto e Malit të Zi. Nga kjo shoqatë këshillojnë shoferët që të shmangin udhëtimin në pjesën më të nxehtë të ditës, të respektojnë sinjalet e vendosura dhe të përshtatin shpejtësinë e automjetit me kushtet në rrugë.