U zbulua plantacioni më i madh i marihuanës në Mal të Zi

Prej tvteuta17:25, 21 Korrik 2021

Policia e Podgoricës zbuloi një plantacion marihuane në Rvash në Cetinë ku u gjetën rreth 3,700 kërcej. Sipas policisë, ky është plantacioni më i madh i marihuanës në Malin e Zi i zbuluar deri më tani.

Nga kontrolli në shtëpinë e familjes së të dyshuarit u gjet një sasi e madhe e drogës narkotike marihuanë, e cila tashmë ishte gati për shitje,” tha DP.

Policia gjeti 3,700 kërcej marihuane në Rvashi dhe arrestoi Marko Gazivoden nga Podgorica nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotikëve dhe veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivëve.

Drejtoria e Policisë njoftoi se oficerët e policisë së Podgoricës kryen me sukses operacionin “Dylbi”.

 

  • 1

    Radio