43% e banorëve të Malit të Zi besojnë në teoritë konspirative për vaksinat. Më keq vetëm në Afrikë

Prej tvteuta18:49, 18 Korrik 2021

Katër nga dhjetë qytetarë të Malit të Zi , apo43%,  besojnë në teorinë globale të konspiracionit se dëmi i shkaktuar nga vaksina po mbulohet në mënyrë që kompanitë farmaceutike të vazhdojnë të përfitojnë në të gjithë botën.

Kjo u tregua nga një hulumtim i kryer në mars të këtij viti nga agjencia kërkimore Ipsos,  me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Podgoricë dhe UNICEF. Përqindje më e lartë e besimit në teori të tilla se në Mal të Zi, është regjistruar vetëm në vendet afrikane, si Afrika e Jugut (57%) dhe Nigeri (55%) .

Ndërkohë më së paku në teori të tilla besojnë vendet e njohura për shkallë të lartë të edukimit dhe arsimimit, si Danimarkë (14%), Britania e Madhe (19%) dhe Australia ( 20%), treguan rezultatet e sondazhit  ndërkombëtar të kryer në gusht të vitit të kaluar.

Midis vendeve anëtare të BE, shumica e qytetarëve që besojnë në këtë teori konspiracioni janë në Greqi (39%) dhe Francë (38%), ndërsa në SH.B.A. kjo është rasti me një të tretën e qytetarëve (33%).

Në Mal të  Zi, kjo teori konspirative më së shumti besohet nga qytetarë që kanë vetëm arsim fillor ose të ulët, si dhe ata që nuk besojnë në shkencë dhe institucionet shëndetësore, çka tregon se arsimim i i pakët  dhe jo cilësor është shkaku kryesor i të qenurit viktimë e dezinformatave.

  • 1

    Radio