Diteve te ardhshme pritet fluks i madh i turisteve

Prej tvteuta18:57, 17 Korrik 2021

Trendi pozitiv i mbërritjes turistike vazhdon gjatë korrikut, kurse  valet më të mëdha ende priten,keshtu kane dekalruar përfaqësuesit e ndërmarrjeve të mëdha hoteliere duke  theksuar  se  mysafiret  ndihen të sigurt në Malin e Zi.

Hotelierët deklaruan se të gjitha përpjekjet e bëra në muajt e mëparshëm po japin rezultate, dhe përveç fundjavave, ka gjithnjë e më shumë mysafirë gjatë javës.

Nderkaq Ministri I Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se rreth 110,000 turistë po qëndrojnë në Malin e Zi, që është 80% e numrit të turistëve që qëndruan në vendin tonë në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

“Duke supozuar që konsumi mesatar i një turisti në Malin e Zi është rreth 75 euro në ditë, kjo do të thotë që sot kemi një fluks monetar ditor prej tetë milion eurosh, krahasuar me rreth 900 mijë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar “, tha Milatović në Twitter.

Sa I perket  statisktikave te javes se kaluar, nga organizata turistike e Ulqinit njoftojne se ne Ulqin ne periudhen prej 9-16 korrik kane duke pushuar  23564 turiste te regjistruar, prej te cileve  949 nga vendi   dhe   22615 te huaj.

Ne hotele ishin te akomoduar 4699, ne kampe 492, ne pushimore 269, kurse ne akomodime private 18104.

 

  • 1

    Radio