CGO: Vazhdojne emerimet politike te drejtoreve te shkollave

Prej tvteuta18:50, 17 Korrik 2021

Qendra për Edukim Qytetar vlereson se, siç thonë ata, shembujt e fundit të situatave kaotike në institucionet arsimore vërtetojnë se sa e pakuptimtë dhe e pazbatueshme ishte norma nga Ligji i Përgjithshëm i Arsimit, i cili parasheh se  pas hyrjes në fuqi do te behet  zgjedhja e drejtorëve në të gjitha institucionet publike brenda 30 ditëve, në bazë të të cilave Ministria kompetente I filloi veprimet.

Sipas tyre, jo të gjithë drejtorët duhet  të zëvendësohen vetëm sepse ekziston një strukturë tjetër në pushtet që nuk i ka zgjedhur, por puna e secilit individ duhet të vlerësohet individualisht dhe sipas kritereve të qarta.

“Ekzistojnë gjithashtu edhe raporte  të Inspektoratit Arsimor, i cili përcaktoi parregullsi në shkolla të caktuara, dhe propozimet e të cilit për shkarkimin e drejtorëve nuk u vepruan nga ministrat e mëparshëm, duke mbrojtur ata drejtorë për arsye të ndryshme. Gjithashtu, të njëjtët ministra injoruan ankesat e shumta nga stafi arsimor. Autoritetet e reja të arsimit duhej të vepronin së pari në lidhje me këto  raporte dhe ankesa, dhe pastaj, kur ata besojnë se ka probleme, të dërgojnë Inspektoratin e Arsimit ose të zbatojnë mekanizma të tjerë për të përcaktuar situatën dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës, “tha CGO në një deklaratë.

“CGO deklaron me keqardhje që praktika e mëparshme e emërimeve të diskutueshme dhe partiake të drejtorëve të institucioneve arsimore kërcënon të zhvillohet edhe më në mënyrë drastike,  në vend që të shtypet dhe të fillojë një procedurë transparente, konkurruese dhe ligjore për zgjedhjen e drejtuesve të këtyre institucioneve.” Dhe e gjithë kjo, vlen të theksohet, është në kundërshtim me premtimet parazgjedhore, si dhe njoftimet e vetë ministres kompetente se ajo do të ndryshojë praktika të këqija dhe se do të decentralizojë dhe depolitizojë sistemin arsimor. Në fund të fundit, një qasje e tillë nuk mund të jetë stimuluese për përmirësimin e nevojshëm të cilësisë së arsimit, as për zhvillimin e vetëdijes kritike midis stafit mësimdhënës dhe nxenesve, dhe paraqet një përçarje të re midis stafit mësimdhënës “, përfundohet ne deklaraten e CGO-se.

  • 1

    Radio