Sociale Më shumë

Komisioni “Bereqeti” vazhdon me aksione humanitare edhe në prag të Kurban Bajramit

Prej tvteuta12:07, 15 Korrik 2021

Komisioni “Bereqeti” si çdo herë tjetër në prag të Kurban Bajramit ndërmerr aksione të shumta, ajo që është bërë tashmë tradicionale është shpërndarja e pakove me produkte elementare për familjet në nevojë. Disa ditë para festës së bajramit komisioni do të ndajë rreth 120 pako, duke përfshirë familjet nga komuna e Ulqinit, thotë për Tv Teuta Mirsad Muçaj, kryetar i “Bereqetit”. Aktiviteti i radhës do të jetë grumbullimi i mishit të kurbanit në ditën e parë të bajramit tek market “Franca” ndërsa shpërndarja e atij mishi do të bëhet ditën e dytë të bajramit për familjet tjera të cilat janë në regjistrin e Bashkësisë Islame të Ulqinit. “Nga ora 8:00 deri në ora 20:00 të gjithë ato të cilët dëshirojnë të dhurojnë mishin e kurbanit mund ta bëjnë tek market Franca” sqaron Muçaj.

 

AKZ

  • 1

    Radio