Sociale Më shumë

Krivokapiq: Në të ardhmen së bashku pa ndarje

Prej tvteuta18:51, 14 Korrik 2021

Pas kritikave të shumta nga politikan dhe qytetarë në rrjetet sociale për mos urimin e 13 Korrikut – Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, Kryeministri Zdravko Krivokapiq reagoi në llogarinë e tij në Twitter.

Krivokapiq shkroi se mesazhi i shprehur më 13 korrik 1878 dhe 13 korrik 1941 ishte mesazh për unitetit.

“Unitetet që, për fat të keq, në Malin e Zi nuk është jetësuar në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha të shikojmë të ardhmen dhe ne mund të shohim vetëm së bashku të ardhmen, pa ndarjet e vendosura nga politikanët,” shkroi Krivokapiq në Twitter.

Ndërkohë edhe Qeveria e Malit të Zi ka reaguar përmes llogarisë zyrtare në Twitter , ku shkruan:

“Për të gjithë ata që janë të shqetsuar nëse Kryeministri Zdravko Krivokapiq e uroi Ditën e Shtetit të Malit të Zi – 13 korrikun, një kujtesë e vogël,” shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter të Qeverisë, me një segment të fjalimit të Krivokapiq në ceremoninë me rastin e Ditës së Shtetit të mbajtur më 9 korrik, kur u dhanë Çmimet e Trembëdhjetë Korrikut për vitin 2021.

  • 1

    Radio