I habitur që Kryeministri nuk ka asnjë ndjenjë për Malin e Zi

Prej tvteuta18:42, 14 Korrik 2021

Ish kryeministri Dushko Markoviq kritikoi pasardhësin e tij Zdravko Krivokapiq për mos urimin e qytetarëve në 13 korrik – Ditën e Shtetit, nga pozicioni i Kryeministrit të Malit të Zi.

Markoviq kujtoi në Twitter se Krivokapiq nuk i uroi qytetarët e tij me 13 korrik – Ditën e Shtetit. Sipas Markoviq, ai nuk e përgëzoi popullin malazes, “siç i quan ai nga mëshira qytetarët tanë “.

“Unë nuk e fajësoj atë, sepse ai është Kryeministri, kështu që si Kryeministër ai e ka atë detyrim … Jo! Unë jam i tmerruar që ai që fitoi gjithçka në këtë vend, dhe u rrit në të, nuk  ka ndjenjë të përkatësisë në një Mal të Zi të lirë dhe të pavarur “, tha Markoviq.

Ish-kryeministri dhe deputeti i DPS-së i tha  Krivokapiqit se nuk ka dy Mal të Zi, që ai ti zgjedh ata sipas rastit ose gjendjes shpirtërore.

“Mali i Zi është një dhe i vetëm – i pandashëm për të gjithë ne dhe është çështje e fytyrës dhe dinjitetit, jo e politikës ditore, t’i përkasësh asaj dhe të jesh krenar për të,” tha Markoviq.

  • 1

    Radio