Sociale Më shumë

Asistentët në mësimdhënie pa kontrata për korrik dhe gusht

Prej tvteuta09:25, 8 Korrik 2021

Shkollat ​​nuk do të nënshkruajnë kontrata me asistentët e mësimdhënies për korrik dhe gusht, me urdhër të Ministrisë së Arsimit shkruan Pobjeda. Lidhur me këtë ky departament u  dërgoi një letër tjetër drejtorëve të shkollave.

Ministria e arsimit më herët u dërgoi një shkresë drejtorëve, duke u kërkuar atyre që me punonjësit, kontrata e të cilëve skadon më 30 qershor, të nënshkruajnë kontrata edhe për muajit korrik dhe gusht.

Letra e djeshme nga Ministria specifikon që institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm nuk kanë orë mësimore, domethënë detyrë verore, dhe se nuk ka nevojë të punësohen asistentë në mësimdhënie.

  • 1

    Radio