Covid-19: 355 raste dhe 12 viktima. Në Ulqin 14 raste
Prej tvteuta16:28, 1 Prill 2021
Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë analizuar 1477 mostra për prezencën e Covid 19, prej të cilave 355 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 12 persona e humbën jetën, një prej të cilëve nga Ulqini. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 132 raste, Nikshiq 51, Beranë 34, kurse në Ulqin u regjistruan 14 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 537 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6252, prej të cilëve 195 në komunën e Ulqinit.