Sociale Më shumë

ISHP – Akoma nuk është koha për zbutjen e masave

Prej tvteuta09:33, 31 Mars 2021

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Marija Bozhoviq beson se nuk ka pasur rënie të ndjeshme të numrit të infektuarve me Covid 19 në Mal të Zi, për të shqyrtuar masat lehtësuese. Sipas të dhënave të fundit, Mali i Zi ka qenë në vendin e parë në rajon për sa i përket numrit të infektuarve në dy javët e fundit. 502 persona po trajtohen në spitalet kovid, 142 prej tyre në Qendrën Spitalore të Malit të Zi.

Bozhoviq tha se grupi i punës i Institutit do të konsiderojë masa të reja, të cilat do të miratohen nga autoritetet. “Është shumë herët të flasim për trendin në rënie të sëmundjes. Shifrat e ditëve të fundit tregojnë një rënie të lehtë, por kjo nuk do të thotë shumë në terma epidemiologjikë. Ne jemi dëshmitarë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt, kështu që qytetarët duhet të tregojnë përgjegjësi , si lidhur me respektimin e masave ashtu  edhe me interesin për vaksinimin, “tha Bozhoviq për Dan.

B.Çoba

  • 1

    Radio