Covid-19: 335 raste dhe 11 viktima. Në Ulqin 8 raste
Prej tvteuta16:15, 29 Mars 2021
Në Mal të Zi dje është raportuar se nga 1191 analiza të kryera për prezencën e Covid 19, 335 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 11 persona e humbën jetën, nga mosha 66 deri në atë 85 vjeçare. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 114 raste, Nikshiqi 76, Plevlja 26, kurse në Ulqin u regjistruan 8 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 460 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6768, prej të cilëve 224 në komunën e Ulqinit.
B.Çoba