Gjukanoviq: Le të konfirmojmë përgjegjësinë dhe besimin në imunizim
Prej tvteuta19:16, 28 Mars 2021
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanović, u bëri thirrje qytetarëve të konfirmojnë përgjegjësinë e tyre dhe besimin në imunizim, sepse, siç deklaroi ai, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza.
Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se është jashtëzakonisht i kënaqur me ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave COVAX në Malin e Zi.
Gjukanoviq falënderoi të gjithë partnerët në sistem – Kombet e Bashkuara, mekanizmin COVAX, Ambasadën e Bashkimit Evropian, Ambasadën e Britanisë së Madhe si dhe Ekipit Evropa.”Le të konfirmojmë përgjegjësinë dhe besimin tonë në imunizimin. Vetëm në atë mënyrë mund të dalim nga kriza,” tha Gjukanoviq.