Sociale Më shumë

Saubih Mehmeti uron Albin Kurtin per postin e Kryeministrit

Prej tvteuta15:47, 25 Mars 2021

I dashur, KRYEMINISTËR i Kosovës, z. Albin Kurti

Zgjedhjet e 14 shkurtit dëshmuan se ishin Referendum, me ç’rast sovrani përcaktoi të ardhmen e Kosovës, për shtet ligjor dhe i të së drejtës, tolerancë zero ndaj korrupcionit, zhvillim ekonomik, mirëqenie, perspektivë në hapjen e vendeve të reja të punës, me shpresë për parandalim të emigracionit, ku çdo qytetar do të ndjehet i sigurtë dhe i respektuarë e që Programi i Qverisë së re të Kosovës do të jetë garanci për këtë.

I nderuari, Kryeministër i Republikësë së Kosovës, z. Albin Kurti, më lejoni, në emër të anëtarëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe në emrin tim, t’Ju uroj, për zgjedhjen e institucioneve legjislative e ekzekutive, udhëheqësisë së Kuvendit të Republikë së Kosovëse dhe kryetarit të saj, z. Glauk Konjufca, për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë së re, “KURTI II”, e në veçanti për zgjedhjen Tuaj, në detyrën e Kryeministrit të Kosovës, edhe pse e pranuat në një kohë të polarizimit politik në Kosovë  dhe ekonomisë së rënduar, jemi të bindur se me angazhimin Tuaj, në mënyrë që zotimet e marra para sovranit dhe sfidat e reja që ju presin do t’i realizoni në tërësi, gjegjësisht kapërceni me sukses.

Ashtu sikur qytetarët e Kosovës, të cilët presin shumë nga kjo Qeveri në përgjithësi, e sidoms nga Ju në veçanti, po ashtu edhe ne presim intensifikim të bashkëpunimit institucional, qasje më serioze  ndaj politikës diskriminuese kundër shqiptarëve sot në Malin e Zi.

Urime, Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë!

Vëllazërisht,

Kryetar,  Saubih Mehmeti

  • 1

    Radio