Sociale Më shumë

Covid-19: 434 raste të reja dhe 4 viktima. Në Ulqin 15 raste

Prej tvteuta18:46, 24 Mars 2021

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 1916 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 434 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 4 persona e humbën jetën, 3 nga Nikshiqi dhe 1 nga Berana.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 113 raste,  Nikshiqi 102, Bjello Polje 36, kurse në Ulqin u regjistruan 15 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  644 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7694, prej të cilëve 307 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio