Sociale Më shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Tuberkolozit

Prej tvteuta12:28, 24 Mars 2021

Me datën 24 mars çdo vit shënohet Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit. Ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale, por edhe ekonomike që lë kjo sëmundje infektive. Tuberkulozi më së shumti prek të rriturit, por edhe grupmoshat tjera janë të rrezikuara. Mbi 95% e rasteve dhe vdekjeve ndodhin në vendet më të varfra, si dhe vendet me luftra të shumta, thotë pulmologu në penzion Gani Karamanaga në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”. Përdorimi i duhanit gjithashtu e rrit rrezikun nga tuberkulozi dhe vdekja, shton dr. Karamanaga. Personat e infektuar me HIV kanë 20-30% më shumë mundësi të zhvillojnë tuberkuloz aktiv. Ky rrezik është poashtu i madh edhe për personat të cilët kanë imunitet të dobët.

  • 1

    Radio