Sociale Më shumë

Covid-19: 478 raste dhe 12 viktima. Në Ulqin 18 raste dhe 2 të vdekur

Prej tvteuta18:34, 23 Mars 2021

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 1859 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 478 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 12 persona e humbën jetën, 2 prej të cilëve nga Ulqini.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 175 raste,  Nikshiqi 89, Plevlja 34, kurse në Ulqin u regjistruan 18 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  639 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7908, prej të cilëve 332 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio