Sociale Më shumë

Në komunën e Tuzit ka filluar vakcinimi

Prej tvteuta10:50, 23 Mars 2021

Dje në komunën e Tuzit ka filluar vakcinimi i banorëve. Gjatë ditës së djeshme janë vakcinuar rreth 44 persona nga 50 të planifikuar, ndërsa sot do të vakcinohen edhe 50 persona të tjerë. Në ambulancën e Tuzit në dispozicion kanë gjithësejt 100 doza të vakcinës kineze, thotë për Tv Teuta mjeku Halil Dukoviq. Interesimi për vaksinim në komunën e Tuzit është tejet i lartë sa i përket popullatës rreth moshës 80vjeç, por nuk është në të njëjtin nivel për grupmoshat e reja shton dr. Dukoviq. Kur është fjala për situatën epidemiologjike, Tuzi siç ka theksuar ai është në nivelin e mesatares malazeze, por dukoviq apelon tekqytetarët që të vazhdojnë të tregojnë kujdes.

 

AKZ

  • 1

    Radio