Aksident trafiku, një këmbësorë i lënduar dërgohet në spital
Prej tvteuta19:02, 22 Mars 2021
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17.15 minuta ne rrugen Hafiz Ali Ulqinaku, ku nje vetur ka goditur nje këmbësor I cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësorë. Policia është duke hetuar rastin se si ka ardhë deri tek aksidenti. Vetura e modelit Shkoda e kuqe ishte duke levizur ne drejtim te Plazhit të vogël kur papritmas ka goditur përsonin aksidentalisht qytetarin, banor i Komunës së Ulqinit. Përveç policisë dhe ambulancës, në vendngjarje ishte edhe njesiti per mbrojtje dhe shpëtim të cilët pastruan vendin nga njollat e gjakut që ishin në rrugë.