Sociale Më shumë

Në burgun e Spuzhës nuk lejohen vizitat

Prej tvteuta13:11, 22 Mars 2021

 

Vizitat e të burgosurve në burgun në Spuzhë janë të pamundura për shkak të situatës së re me virusin korona, tha për Dan presidentit i Odës së Avokatëve, Zdravko Begoviq. Ai shpjegoi se kapacitetet hapësinore nuk lejojnë që të bëhen vizita, dhe për këtë është siguruar një dhomë prej vetëm dhjetë metra katrorë, ku të paraburgosurit takohen me avokatë që i përfaqësojnë ata dhe me anëtarët e familjeve të tyre. “Nga Burgu Hetues po u kërkohet avokatëve që të mos vizitojnë të paraburgosurit të premten në mënyrë që t’u mundësojnë të tjerëve që ta bëjnë këtë, gjë që shkel drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën e tyre për mbrojtje, “tha Begoviq.

  • 1

    Radio