22 marsi Ditë zie në Ulqin, në kujtim të viktimave nga Covid 19
Prej tvteuta23:31, 21 Mars 2021
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka sjellë Vendimin me të cilin ka shpallur 22 Marsin si Ditë zie, në kujtim të personave që humbën jetën si pasojë e korona virusit në Komunën e Ulqinit, njoftojnë nga kabineti i kryetarit.
“Ditë zie do të shënohet me uljen e flamujve në gjysëm shtizë në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, objektet e shërbimeve publike dhe institucionet e themeluara nga Komuna e Ulqinit, si dhe objektet e bashkësive lokale.
Radio Ulqini, mediat elektronike si dhe të gjitha mediat tjera, do të rregullojnë përmbajtjen e tyre programore duke shënuar Ditën e zisë”, theksojnë nga kabineti.