Sociale Më shumë

Organizata “Humanitas” cdo dite ndihmon qytetaret qe kane nevoje per ushqime dhe medikamente

Prej tvteuta13:48, 21 Mars 2021

Organizata  “Humanitas” nga Ulqini po vazhdon cdo ditë me aktivitete të bamirësisë dhe humanitetit për popullatën e Komunës së Ulqinit e cila ka nevoja dhe kërrkesa të ndryshme qoftë ushqimore, qoftë medicinale.

Populli nga mbarë vendi por edhe nga diaspora, sipas organizatës Humanitas, po tregon një solidaritet të posaçëm për të ndihmuar familjet që kanë nevojë. Ata kryesisht dhurojnë ushqime dhe medikamente, qoftë duke I dorëzuar drejtpërdrejtë, qoftë përmes pagesave drejtpërdrejtë në markete dhe farmaci të cilat bashkëpunojnë dhe ndihmojnë organizatën Humanitas.

Kategoritë që më së shumti ndihmohen janë:

-Familjet që kanë anëtarë të sëmurë dhe kanë të ardhura të vogla(ose nuk kanë të ardhura)

-Familjet me fëmijë të vegjel dhe pa të ardhura

-Familje me nevoja të  posaçme

-Nëna të vetme me fëmijë

-Familje me persona të moshuar me të ardhura minimale

Dhe shumë familje të tjera të cilat kanë kërrkesa dhe nevoja të ndryshme të cilat çdo ditë I drejtohen organizatës Humanitas duke ia besuar rastet individuale. Edhe përkundër vështirsive të shumta, ata falë donacioneve të popullit dhe vullnetit që kanë, ia arrisin të bëjnë shpërndarjen e ndihmave.

Aksioni I radhës është edhe vendosja e tabelave “Bukë falas” nëpër shumë furra të bukës.

Kështu nëse ndaleni dhe doni të bleni bukë për familjen tuaj, mund të bëni një donacion me bukë edhe për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë. Buken vendoseni tek tabelat përkatëse.

“Qytetaret tone bejne pagesen e pakove ne markete, ato lajmerojne per kojshine e vet ne veshtiresi, ato japin sugjerime sipas profileve te profesioneve. Ato bejne zbritje kudo qe punojne. Ne nuk kemi fjale te falenderojme. Kemi vetem veprat, sinqeritetin dhe korrektesine ne punen bamirese”, kështu shkruajnë anëtarët e organizatës Himanitas në profilin e vet të facebookut, ku cdo veprim të tyre ditorë e bëjnë transparent me qytetarë.

  • 1

    Radio