Sociale Më shumë

Sina: Një pjesë e madhe e amerikanëve janë vakcinuar

Prej tvteuta12:57, 21 Mars 2021

Viti 2021 ka filluar me një shpresë të madhe  i cili është duke e çuar SHBA-në drejtë normalizimit të situatës, thotë për Televizionin Teuta gazetari Beqir Sina. Shtërngimi i masave dhe respektimi i tyre, si dhe korrektësia e qytetarëve të cilët janë ndërgjegjësuar kanë ndikuar në atë që të ketë më pak të  infektuar. Deri tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vakcinuar me të dy dozat 11.8% e banorëve, kurse 21.7% e amerikanëve kanë marr vetëm dozën e parë, çka do të thotë që 2/4 e qytetarëve është vakcinuar. Shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA, si dhe pjesa tjetër e popullsisë ka qenë njëjtë e goditur nga pandemia, por shteti i ka ndihmuar me subvencione, si për fëmijët nën moshën 18 vjeç me ndihmë prej 600 dollarëve, ashtu edhe për ato të cilët kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë, shton Sina.

 

AKZ

  • 1

    Radio