Sociale Më shumë

Çdo i teti qytetarë i Malit të Zi ishte i infektuar me koronavirus

Prej tvteuta11:54, 21 Mars 2021

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), që nga fillimi i epidemisë në Malin e Zi, 86,782 qytetarë janë infektuar me koronavirus, pra pothuajse çdo i teti, shkruan gazeta Dan. Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik Marija Bozhoviq theksoi në një bisedë me Dan se situata aktuale epidemiologjike në vend është jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse. “Numrat e përditshëm të pacientëve të rinj, por edhe vdekjet tregojnë këtë, prandaj është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi se sa e rëndësishme është të respektohen masat dhe se është në interesin e të gjithë neve. Prandaj, ne nga Instituti i Shëndetit Publik në mënyrë të përsëritur kemi theksuar se zgjidhja e epidemisë është e mundur vetëm me forca të përbashkëta përmes një përgjigje adekuate të përbashkët të qytetarëve, sistemit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera kompetente, ” tha Bozhoviq.

 

AKZ

  • 1

    Radio