Sociale Më shumë

Covid-19: 500 raste dhe 10 viktima. Në Ulqin 14 raste

Prej tvteuta16:45, 20 Mars 2021

Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 2096 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 500 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 10 persona e humbën betejën me këtë sëmundje, 4 në Podgoricë dhe Nikshiq dhe nga një në Cetinë dhe Berane.  Dy qytetet më të mëdhenj të vendit kanë gjithashtu numrin me të lartë të infeksioneve të reja : Podgorica 164 raste,  Nikshiqi 99, pastaj vjen Tivari me 41 kurse në Ulqin u regjistruan 14 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  548 të infektuar ndërsa numri i rasteve aktive është 8261, prej të cilëve 393 në komunën e Ulqinit.

 

B.Çoba

 

  • 1

    Radio