Sociale Më shumë

Forca e Re Demokratike mbështet fuqishëm qytetarët dhe OJQ-të në kundërshtimin e eksploatimit të naftës dhe gazit në det

Prej tvteuta17:30, 19 Mars 2021

Klubi i Këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike ka dorëzuar në Kuvendin e Komunës së UIqinit iniciativën me të cilën i kërkohet Kuvendit që të shqyrtojë qëndrimin institucional të Komunës së Ulqinit lidhur me kërkimin e naftës dhe gazit në afërsi të Ulqinit.  Tutje nga ky subjekt thuhet se  i mbështesin fuqishëm qytetarët dhe sektorin joqeveritar në kundërshtimin e eksploatimit të naftës dhe gazit në det, si  dhe është kundër çdo vendim të rëndësishëm për të cilën nuk është konsultuar Komuna e Ulqinit dhe banorët e saj. Ky qëndrim është vazhdimësi e qëndrimit të treguar në Kuvendin e Malit të Zi në vitin 2016 kur deputeti Genci Nimanbegu ka votuar kundër këtij vendimi.

Dafina Teliqi

  • 1

    Radio