Covid-19: 508 raste dhe 6 viktima. Në Ulqin 16 raste
Prej tvteuta16:39, 19 Mars 2021
Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë analizuar 2134 mostra për prezencën e Covid 19, nga të cilat 508 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 6 persona e humbën betejën me këtë sëmundje, një nga komuna e Ulqinit. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 153 raste, Nikshiq 119, Biello Polje 36, kurse në Ulqin 16 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 579 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8319, prej të cilëve 429 në komunën e Ulqinit.