Sociale Më shumë

Të hënën në Ulqin fillon vakcinimi i qytetarëve

Prej tvteuta12:06, 19 Mars 2021

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr. Sadije Hollaj deklaroi për Televizionin Teuta se të hënën në Ulqin fillon vaksinimi i qytetarëve .Fillimisht janë furnizuar me 450 doza të vakcinës kineze “ Sinofarm “.Të gjithë qytetarët e interesuar informacione mund të marrin përmes numrit të telefonit 1717, ku mund të bëhet rezervimi i vakcinimit.Hollaj tha se të gjithë pacientët të cilët do t’i nënshtrohen vaksinimit janë të obliguar që të nënshkruhen se me vetëdëshirë kanë pranuar të vakcinohen .

Grupet prioritare do të jenë të moshuarit mbi  moshën 80 vjeçare, pas vakcinimit të punëtorëve shëndetësor.Qytetarët të cilët janë regjistruar në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë imunizimin do ta kryejnë në këtë stacion.

Hollaj u shpreh se pritet të vijë edhe doza tjera të vakcinës pasi ka shumë të interesuar. Sa i përket situates epidemiologjike ajo u shpreh se numri i të infektuarve ka një tendencë të lehtë të rënies. Gjatë ditës së djeshme në Covid ambulancë vizitë mjekësore kanë kryer 185 veta,ndërsa në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 40 pacientë.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio