Sociale Më shumë

Pushoi së rrahurri zemra e legjendës së Ulqinit-Osman Leskovcit

Prej tvteuta14:37, 17 Mars 2021

Mbrëmë pushoi së rrahuri zemra e Osman Leskovcit,si pasojë e virusin korona Lajmi për ndarjen nga jeta të Osman Leskovcit në moshën 66 vjeçare preku zemrat e të gjithëve pa dallim. Osman Leskovci ka  lindur në Ulqin në nëtor të vitit 1954 .Ishte një person shumë pozitiv, I thjeshtë,komunikativ,I dashur për rrethin,I prirë për humor,mbledhës I këngëve burimore ulqinake,dhe punëtor I njohur turistik. Ai ka pasë një  shpirt  artisti të veshur me pektin e një puntori të thjeshtë.

Ai ishte edhe një bashkëpuntor i ngushtë i TV Teuta i cili pasuroi programacionin me jo vetëm deklarata të shumta për tema të ndryshme por edhe me emisionin special të Osmanagës, të cilët shumë gjatë do të mbesin në kujtesën e teleshikuesve tanë, kurse në arkivën e TV Teutës do të mbesin përgjithmonë.

Fillimisht si i ri ka filluar të punoi në hotelin “Republika” si kamarier.Ai ishte njohës i gjuhës gjermane,një kamarier shumë i shkathët dhe elegant,gjithmonë i qeshur,dhe i sjellshëm.Kështu thonë edhe shefët e tij,por edhe ata që e njohin.Ka shërbyer pothuejse në të gjitha hotelet që kanë egzistuar në Ulqin,Jadran,Galeb,Lido, Ekspres,etj.

Osman LESKOVCI, vite me radhë në Ranë me një mjet të improvizuar “rrashpë” ka pastruar shetitoren prej mbeturinave ,përtypceve .Qytetarët tanë kanë vetëm fjalë të mira dhe falendërimi për tash më të ndjerin Osman Leskovcin,shumica nga ata që kanë dhënë mendimin e tyre për këtë njeri të thjeshtë shprehen se ka vdekur legjenda e Ulqinit. Ishte i pasionuar pas Ranës,peshkimit.

  • 1

    Radio