Pjestarët e Ushtrisë shpërndanë maska dhe broshura informative
Prej tvteuta16:11, 16 Mars 2021
Sot në Ulqin qëndruan pjestarë të Ushtrisë së Malit të Zi të cilët shpërndanë maska për qytetarët e komunës sonë, e cila nga ana epidemiologjike është për momentin më e goditura në vend. Aksioni në fjalë, gjatë të cilit do të shpërndahen dhjetëra maska mbrojtëse si dhe broshura informative, ka karakter promovues dhe edukativ. Aksione të ngjajshme u organizuan edhe në disa komuna të tjera të Malit të Zi. Ju kujtojmë se në mars të vitit të kaluar, Ushtria ishte e angazhuar në sigurimin e mbrojtjes fizike për objektet ku po zbatoheshin masat e karantinës. Në këtë periudhë, ushtria është e angazhuar për të ndihmuar në ndalimin e epidemisë bazuar në nenin e Ligjit për Ushtrinë, i cili e lejon atë të angazhohet në “veprimtari të tjera në vend”. Aksioni në Ulqin do të vazhdojë edhe ditën e mërkurë nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.