Sociale Më shumë

OJQ –të  3 vite pa mjete nga Komuna, shpallet konkursi për vitin 2021

Prej tvteuta15:41, 16 Mars 2021

Pas tre viteve Komuna e Ulqinit ka shpall  konkurs publik për shpërndarjen e  mjeteve  të dedikuara për mbështetjen e projekteve organizatave joqeveritare për vitin  2021,realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit.

Konkursi shërben si mbështetje për projektet e organizatave joqeveritare që kontribuojnë në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës e me të cilët në veçanti sigurohet shumëllojshmëri, nivel më i lartë dhe cilësi e shërbimeve në disa fusha ,shprehet sekretarja Sekretarja  e Seketariatit  për Administratë, Kuadro dhe Veprimtari Shoqërore ,Pranvera Suliq.

Organizata joqeveritare e cila për realizimin e projektit ka shfrytëzuar mjete buxhetore nga konkursi i vitit të kaluar (apo nga viti i fundit që ka përfituar mjete), është e obliguar që të dorëzojë edhe raportin final për realizimin e projektit, duke përfshirë raportin narrativ dhe financiar, të hartuar në pajtim me dispozitat ligjore. Mirëpo këtu OJQ do të ballafaqohen me problem. Nga 30 OJQ të cilat kanë nënshkruar kontratë me Komunën,15 prej tyre nuk ju është paguaar akoma transha e dytë e mjeteve.Suliq shprehet se këtë duhet ta ketë parasyshë komisioni I cili përbëhet  nga një përfaqsues I OJQ-ve dhe dy përfaqsues të pushtetit lokal.Mirëpo kësaj radhe do të ketë e dy mbikqyrës të pavarun.

Buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2021 parashikon fonde në vlerë prej 30,000.00 EUR për OJQ-të. Konkursi është i hapur për 30 ditë, nga dita e publikimit në faqen e internetit të Komunës deri në 2 Prill 2021.

H.Nelaj

  • 1

    Radio