Sociale Më shumë

Masat e reja në disa qytete të vendit. Kufijtë mbesin të hapur

Prej tvteuta19:57, 10 Mars 2021

Në konferencën e sotme për media, përfaëqsuesit e Ministrisë së Shëndetësisë , Institutit për Shëndet Publik, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj për Financa, prezantuan masat e reja kundër përhapjes së Covid 19, të cilat do të zgjasin të paktën 7 ditë.

Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me komunat që kanë shkallë të lartë të infeksioneve ditore, ndër të cilat është edhe ajo e Ulqinit. Për komunën tonë nuk ka risi të veçantë përveç mbylljes së çerdheve, kurse masa më të ashpra kufizuese, duke filluar nga mbyllja e lokaleve e deri tek mbyllja e palestrave dhe shkollave, do të aplikohen në komunat që ditët e fundit kanë pësuar rritje të madhe të infeksioneve, si ajo e Tivarit, Pluzhinës, Plevlës apo Cetinës. Edhe në këto komuna, ashtu si në Ulqin, do të jenë të mbyllur të gjithë aktivitetet tregtare dhe ato të shërbimit, si dhe ndalimi i daljes nga qyteti. Megjithatë, kufijtë do të mbesin të hapur, kurse shtetasti e huaj që nuk hyjnë nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosna, duhet të jenë të pajisur me testin  PCR jo më të vjetër se 48 orë. Me test gjatë hyrjes në Mal të Zi duhet të pajisur edhe shtatasit e Malit të Zi dhe ato që kanë leje qëndrimi në vend.

Ministrija e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se kapacitetet shëndetësore në vend janë nën ngarkesë të madhe dhe të mbushur në masën 67%, dhe bëri apel për respektim të masave. Të njëjtën thirrje përsëriti edhe ministrin i punëve të brendshme Sergej Sekuloviq, i cili shtoi se ndëshkimet ndaj atyre që nuk respektojnë masat do të jenë rigoroze në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio