Sociale Më shumë

Fillon vakcinimi i personave mbi 80 vjeç në Podgoricë

Prej tvteuta19:04, 8 Mars 2021

Vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç ka filluar sot në katër pika në Podgoricë. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinic Bojovic tha se presin që vaksinimi i kësaj kategorie  në Podgoricë të përfundojë deri të Mërkurën, kurse në qytetet e tjera vakcnimi i këtyre personave do të fillojë në ditët në vijim.

Vaksinimi, për fillim, u organizua në  Qendrën Sportive (SC) Morača dhe dy në institucionin shëndetësor “Stara Varoš”, dhe më vonë, sipas nevojës, pikat do të hapen në institucionet e tjera shëndetësore të parashikuara për këtë.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave edhe pas vaksinës,” tha Borovinić Bojović dhe veçanërisht u bëri thirrje të rinjve që t’i përmbahen masave.

Pritet që edhe përqindja e punëtorëve shëndetësorë që duan të vaksinohen të rritet më shumë në periudhën e ardhëshme. Masat aktuale kufizuese do të jenë në fuqi deri më 10 mars, e pastaj do të komunikohen masa të reja, tha Bojoviq, por nuk sqaroi nëse do të jenë më të ashpra se ato aktualet.

  • 1

    Radio