Sociale Më shumë

Covid-19: 417 raste të reja dhe 18 viktima. Në Ulqin 513 raste aktive

Prej tvteuta18:53, 8 Mars 2021

Në Mal të Zi sot është regjistruar rekord i zi me numrin e viktimave nga Covid 19. Nga ISHP njoftohet për 18 viktima dhe 417 raste të reja më këtë sëmundje. Ky numër i vdekjeve është më i larti në vend që prej fillimit të pandemisë.  Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 153 raste,  Nikshiq 79, dhe në Ulqin  33 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  492 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.969, prej të cilëve 513në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio