Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit është në hapa të mirë drejt barazisë gjinore

Prej tvteuta18:44, 8 Mars 2021

8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në syt e njerzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qënë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet  e tyre. Disavantazhet profesionale djhe ekonomike janë disa çështje për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë. Edhe pse është e vërtetë që janë bërë shumë hapa përpara, vëçanërisht në vendet Perëndimore, është gjithasshtu po kaq e vëertetë që rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social është ende e gjatë. Mirjeta Gjoni , ndihmës Sekretare e Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore në Komunën e Ulqinit , deklaroi  për Televizionin Teuta se komuna e Ulqinit është në hapa të mirë të arritjes së barazisë gjinore. Gjoni tha se janë marrë disa hapa konkrete që nga viti 2019 ku është miratuar Plani aksional për barazinë gjinore 2019-2021. Mirëpo fatkeqsisht ky plan nuk ka arritur që të realizohet në një nivel të kënaqshëm duke qënë se pandemia e Covid-9 ka pezulluar pjesën më të madhe të aktivitetev. Pas miratimit të këtij Plani aksional Sekretariati për Financa në Komunën e Ulqinit ka sjellë një vendim mbi sipermarrjen e gruas , ku edhe ky vendim nuk është arritur që të realizohet.  Pritet që së shpejti të hapet edhe konkursi mbi financimin e projeteve të cilat udhëheqën nga gratë. Vlera monetare është 15 000 euro, deklaron Gjoni.

Dafina Teliqi

  • 1

    Radio